Personat në moshën 60-vjeçare që flenë shpesh mund të rrisin rrezikun për të pësuar goditje në tru.
Këtë e thonë studimet e fundit ku ekspertët në Kinë provuan se lodhja e tepruar dhe gjumi i tepruar është po aq i keq sa pagjumësia.
Prej kohësh, mjekët kanë paralajmëruar se privimi i gjumit shkakton presion të lartë të gjakut dhe mpiksje të arterieve.

Në studimin e tyre, shkencëtarët pyetën për zakonet e gjumit të më shumë se 30,000 njerëzve mbi moshën 60 vjeç dhe ndoqën shëndetin e tyre për gjashtë vjet, shkruan noa.al. Ata zbuluan se njerëzit që flinin më shumë se një orë e gjysmë gjatë ditës kishin 25 përqind më shumë të ngjarë të pësonin një goditje në krahasim me njerëzit që nuk flinin aq shpesh./kk/
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...