Kilogramët e tepërt të akumuluar veçanërisht në bark, janë të lidhur ngushtësisht me një ulje të volumit të trurit.
Është kjo ajo që ka zbuluar një studim anglez i drejtuar nga Mark Hamer, i Loughborough University nel Leicestershire.
Në studimin e publikuar në revistën shkencore ‘Neurology’, u përfshinë 9652 persona me moshë mesatare 55-vjeçare, 19% e të cilëve obezë.
Që të gjithë pjesëmarrësit iu nënshtruan rezonancës magnetike për të matur volumin e trurit. Rezultoi se jo vetëm kush është obez priret të ketë një tru më të vogël, por kjo gjë ishte më e ndjeshme tek ata të cilët i kishin të akumuluar kilogramët në pjesën e barkut dhe vitheve, shkruan noa.al, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu qoftë kush është mbipeshë, qoftë ata që e kanë yndyrën të akumuluar në bark dhe vithe, kanë një volum të materies gri, zonës së trurit që është përgjegjëse për neuronet më të vogël krahasuar me personat e tjerë me peshë normale.
Kjo është domethënia e dizajnit të NEWBORN-it për këtë vit
Nesër pritet normalizimi i furnizimit me ujë në Fushë Kosovë
Ambasada e Francës uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Rikthehet Raphinha, formacioni i Barcelonës ndaj Gironas
“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i...
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...