Shumë njerëz vuajnë nga djegia dhe dhimbja e syve pasi vështrojnë për një kohë të gjatë ekranin e kompjuterit, ose edhe celularin. Edhe pse ky problem është i vështirë të shmanget, përveç mbajtjes së një lloji të veçantë syzesh, një hile e vogël mund t’ju ndihmojë.
Mjekët thonë se ne nuk jemi të vetëdijshëm për dritën që vjen nga kompjuteri, telefoni celular dhe tablet, sepse nuk është i dukshëm, por që mund të dëmtojë shumë sytë, transmeton portal arbresh.info

Në momentin që qëndrojmë gjatë para ekranit, sytë fillojnë të thahen dhe ndjejmë si një lloj shpimi me gjilpërë. Për të tejkaluar këtë, duhet përdorur vazhdimisht lot artificial.
Mjekët këshillojnë se pas çdo 20 minutash punë në kompjuter, duhet të largoni sytë nga ekrani dhe të shikoni në një distancë prej 6 metrash.
Gjithashtu, sugjerohet që të kaloni kohën e lirë në ndonjë park dhe të pushoni sytë duke parë pemët./arbresh.info/
Rama pritet me ceremoni zyrtare në Romë, kryeministri i ulet...
Haxhiu pret në Presidencë ministrin e Jashtëm belg, Maxime P...
Vini dhe Mbappe, më të kritikuar se kurrë pas eliminimit nga...
Prévot: Do të avokojë për anëtarësimin e Kosovës në Këshilli...
Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime ...
E ardhmja e Eduardo Camavingas te Real Madrid, një pikëpyetj...