Tregu i transferimeve në Premier League po hyn në një tjetër lëvizje të madhe. Marcos Senesi është shumë pranë largimit nga Bournemouth gjatë verës, pasi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me klubin anglez.
Sipas raportimeve të “i Paper”, favorit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit argjentinas është Liverpool FC, që po kërkon përforcime në repartin e mbrojtjes.
Klubi nga “Anfield” po planifikon një riorganizim të mbrojtjes, pasi kapiteni Virgil van Dijk po i afrohet moshës 35-vjeçare, ndërsa Ibrahima Konaté ka pasur luhatje në formë gjatë sezonit. Edhe mungesat nga lëndimet kanë krijuar probleme në prapavijë.
Senesi, 28 vjeç, ka filluar tashmë të eksplorojë opsionet për të ardhmen, përmes përfaqësuesve të tij, pasi ka njoftuar Bournemouth për vendimin e largimit.
Edhe pse Liverpool shihet në avantazh, interesim për mbrojtësin ka pasur edhe nga klube të tjera angleze si Manchester United dhe Chelsea, por të dy klubet kanë ulur interesin kohët e fundit.
Interesim kanë treguar edhe Juventus dhe Roma, por të dyja klubet kanë vendosur të mos e vazhdojnë më tej ndjekjen e lojtarit.
Ndërkohë, thuhet se vetë Senesi do ta preferonte një kalim tek Barcelona, nëse klubi katalanas e bën real interesimin. Megjithatë, Premier League mbetet destinacioni më i mundshëm për të.
Në këtë situatë, në garë janë edhe klube si Aston Villa dhe Everton, të cilat po e monitorojnë situatën nga afër.
Largimi i tij vjen në një periudhë ndryshimesh të mëdha te Bournemouth, pasi trajneri Andoni Iraola ka konfirmuar gjithashtu largimin në fund të sezonit.
Tashmë pritet që vendimi final për të ardhmen e Senesit të merret para hapjes së merkatos së verës, ndërsa gjithçka po çon drejt një transferimi të mundshëm te Liverpool./Arbresh.info
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...
Tragjedia në Malishevë, shkolla “Ibrahim Mazreku” shpall të ...