Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit.
Ai ka thënë se tërhiqet nga kandidatura e tij, në rast se partitë politike do të propozojnë ndonjë emrër jopartak për postin e të parit të shtetit.
“Kryeministri e ka vendosur njëfarë kornize. Të mos jetë drejtpërdrejt i partive politike ky president nëse vendoset konsensual, pra të mos jetë drejtpërdrejt prej kryesive. Për shembull, të mos jetë nënkryetari i tyre apo kështu shumë i afërt, që vjen prej rangjeve, strukturave të partive”, ka deklaruar Konjufca.
Ai është përgjigjur nëse do të ishte i pranueshëm kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. “Nuk e di, s’kemi folur në këtë dimension. Nëse është politik, Vetëvendosja ka shkuar me propozimin. Më lypshin me qenë kryeparlamentar, tash nuk e di pse s’po ju pëlqen tash president”, ka thënë ai.
Konjufca ka shtuar se nëse diskutohet për president partiak atëherë kjo duhet të bëhet me marrëveshje politike.
“Deri tash nuk o hap ky opsion për president partiak. Deri tash asht hapur për president jo-partiak. Nëse është jopartiak, unë jap dorëheqje prej kandidaturës time. Jap dorëheqje sepse po gjendet një i të gjithëve, kush jam unë me mbyllë rrugë”, ka deklaruar ai.
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...