Humbja e peshës duket të jetë e lehtë për disa, e një ferr i vërtetë për disa tjerë. Sidoqoftë, sipas hulumtimeve të reja, nuk ka rëndësi ajo çfarë hani, por kur e hani.
Studimi i publikuar në ‘Journal of Nutrition’ ka ekzaminuar faktorët të cilët shpijnë në humbje të peshës dhe ka zbuluar se pavarësisht çfarë njerëzit hanë, koha në të cilën ushqehen ata ka ndikuar në indeksin e tyre të masës trupore (BMI).
Katër shprehitë e ngrënies të cilat janë ndërlidhur me humbjen e peshës, kanë qenë këto:
– Ngrënia e vetëm një apo dy shujtave në ditë
StictyBanner mes postimeve mobil
– Agjërimi deri në 18 orë
– Ngrënia e mëngjesit
– Bërja e mëngjesit apo drekës si shujta më e madhe e ditës
Në anën tjetër, faktorët të cilët kishin qenë të ndërlidhur me BMI më të madhe kishin qenë ngrënia e herëpashershme, ngrënia e më shumë se tri shujtave në ditë dhe ngrënia e darkës si shujtë kryesore e ditës.
Përderisa ekspertët nuk rekomandojnë të hani vetëm një apo dy shujta në ditë apo të agjëroni vazhdimisht, ngrënia e pesë deri në gjashtë shujtave të vogla në ditë është dëshmuar shkencërisht se ndihmon në humbjen e peshës.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...