Ilaçi më i mirë në vjeshtë: Ky frut parandalon sëmundjet infektive

23:58 | 2 Tetor 2020

Ftoi është përdorur prej kohësh në mjekësinë popullore si një mjet për lehtësimin e kollës dhe qetësimin e shqetësimeve të stomakut.

Përmban shumë vitamina dhe minerale. Përmban sasi të mëdha të vitaminës C, por edhe B1, B2, niacinë, karotinë, kalcium, magnez, kalium, bakër, natrium, zink, hekur, mangan, natrium, klor dhe squfur, transmeton portal arbresh.info

Është përfekt edhe dietë, sepse përmban proteina, fibra dietike dhe karbohidrate.

Studimet e fundit kanë gjetur se një ftua ndihmon shumë në funksionimin e zorrëve dhe parandalon sëmundjet infektive. Për shkak se përmban gjithashtu shumë pektinë, ul presionin e gjakut.

Lëngu i ftoit shëron kollën, astmën dhe diarrenë. Një ftua i pjekur mirë preferohet të konsumohet një herë në ditë për njerëzit që vuajnë nga anemia, si dhe për ata që kanë probleme me stomakun.

Gjithashtu hëron mukozat e faringut, bajamet, traktin respirator … dhe lehtëson dhimbjet menstruale.

Çaji i farës së ftoit shëron pagjumësinë, lehtëson tensionin dhe largon aromën e keqe të gojës, ndërsa mukusi i farës shëron djegiet dhe plagët. Çaji me gjethe ftua është një ilaç i shkëlqyeshëm natyral për ndalimin e diarresë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara