Aprovohet ilaçi i parë për parandalimin e migrenës, i cili mund të dalë në treg brenda javës së ardhshme. Ekspertët thonë se ilaçi i injektueshëm, i quajtur Aimovig, do të ndryshojë mënyrën si e trajtojmë migrenën. Nuk dihet nëse ilaçi do të mund të shitet edhe jashtë Amerikës.
Trajtimi njëherë në muaj funksionon duke bllokuar antigjenin CGRP, i cili është në nivele të larta tek njerëzit që vuajnë nga migrena. Ndryshe nga trajtimet aktuale që ulin nivelet e CGRP, Aimovig, nuk shkakton efekte anësore, si shtim në peshë, disfunksion seksual dhe tharje të gojës, transmeton Shendeti.com.al.
Studime të mëparshme kanë treguar se efektet anësore të ilaçeve për migrenën ndonjëherë janë edhe më të këqija se vetë dhimbjet e kokës, ku 86% e pacientëve heqin dorë nga trajtimi brenda 1 viti.
Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena.
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...