Gazetarët rusë, të punësuar në dy media shtetërore, janë ndër të parët që u është ofruar një vaksinë e re kundër koronavirusit, e quajtur “Sputinik V” jashtë kornizës së provës klinike, njoftoi agjencia ruse RIA.
Dy gazetarë nga agjencia RIA dhe dy nga kompania VGTRK, e cila përfshin televizionet Rusi-1 dhe Rusi-24, i thanë Reuters se atyre u ishte ofruar të vaksinohen kundër koronavirusit, mbi baza vullnetare, transmeton portal arbresh.info
Një nga gazetarët e RIA-s tha se përshtypja e tij ishte se shumica e kolegëve të tij e refuzuan ofertën.
Gjithashtu, një nga gazetarët e VGTRK pretendon se shumica e kolegëve të tij refuzuan, ndërkaq agjencia RIA konfirmon se do të zbatohet një program vaksinimi.
“Ne u kemi dhënë punonjësve që punojnë vazhdimisht nga zyra (dhe jo nga shtëpia), të cilët shkojnë në ngjarje, të cilët janë në terren, mundësinë për të marrë vaksinën Sputnik V”, tha agjencia në një deklaratë.
RIA nuk specifikoi sa punonjës morën vaksinën, ndërsa VGTRK nuk iu përgjigj kërkesës së Reuters për koment.
Të dy mediumet kanë të punësuar qindra persona.
Qeveria ruse muajin e kaluar lëshoi një listë të vendeve të punës me rrezik të lartë, të cilat përfshijnë punëtorë shëndetësorë, gazetarë dhe mësues.
Rusia u bë vendi i parë në botë që regjistroi vaksinën e koronavirusit, “Sputnik V”, më 11 gusht.
Vaksina u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologji dhe Mikrobiologji të Ministrisë Ruse të Shëndetësisë “Gamaleja” dhe kaloi provat klinike në qershor dhe korrik./arbresh.info/
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...