Forcon imunitetin, lehtëson stresin: Sa kivi në ditë duhet të hamë?

09:37 | 11 Shkurt 2021

Kivi përmban shumë të mira shëndetësore për trupin.

E ka origjinën nga Kina, por më pas u njoh si frut i Zelandës së Re për shkak të një marke tregtare, transmeton portal arbresh.info

Në varësi të vendit ku rritet, kivi mund të arrijë një lartësi deri në 9 metra.

Dy përbërësit më të rëndësishëm të kivit janë antioksidantët dhe vitamina C. Sasia e vitaminës C për 100g kivi është 98mg, që është dy herë më shumë se portokalli dhe limonët. Ndihmon trupin të neutralizojë radikalet e lira, dhe kështu mbron trupin nga shumë sëmundje.

Rekomandohet të konsumohet në mëngjes për forcimin e sistemit imunitar.

Ka sasi të madhe të acidit folik, e cila ndihmon në mbrojtjen e trupit. Rrit rodhimin e qelizave të bardha dhe të kuqe të gjakut, si dhe antitrupave, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet virale, transmeton portali arbresh.info

Kivi përmban vitaminë E dhe acide yndyrore omega 3 dhe 6, përmirëson shëndetin arterial. Kjo parandalon formimin e mpiksjes së gjakut. Është frut ideal kundër sulmit në zemër dhe në tru.

Kivi është një frut ideal për lehtësimin e stresit. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës C, ajo lehtëson nervozizmin dhe ankthin.

Përmban shumë ujë dhe nuk ka ndonjë vlerë të madhe energjie, prandaj është ideale për humbjen e peshës dhe dëbimin e lëngjeve nga trupi.

Gjatë ditës duhet të hani 2 deri në 3 kivi, sepse konsumimi i tepërt i tyre shkakton alergji./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara