Fillimi i vitit të ri shkollor nxjerr në pah problemet që u kemi shkaktuar fëmijëve duke i lënë me kohë të zgjatur në telefon Ipad apo para kompjuterit. Afro 60 % e fëmijëve që kanë bërë vizita të syve kanë rezultuar me probleme me shikimin.
“Nëse kam bërë 15 vizita, 60% e tyre kanë vendosur syze”– tha mjekja okuliste Suzana Zhuka.
Regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë kërkon dhe një kontroll të syve tek okulisti, qe shume fëmijë për neglizhencë të prindit e kanë për herë të parë vizitën, ndonëse kontrolli i syve duhet bërë çdo gjashtë muaj.
Mjekja okuliste thotë se është një luftë e madhe që duhet bërë për të shmangur përdorimin e telefonit nga fëmijët e vegjël, pasi po i dëmtojmë vetë në këmbim të qetësisë që ofron për pjesëtarët e tjerë të familjes kur fëmijët përhumben në telefon.
Nuk është asnjëherë vonë për të filluar me reduktimin e kohës së fëmijës përpara ekraneve. Edhe pse jetojmë në kohën e teknologjisë gabimi duhet ndrequr në fillim nga prindi.
Vendosja e syzeve rikthen shikimin 100% tek fëmijet e e vegjël, por ato duhen monitoruar çdo 4 muaj. Ndërsa për fëmije të shëndetshëm kontrolli i syve duhet bërë çdo 6 muaj./tch/
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...