Deri te kjo gjendje më së shpeshti arrihet për shkak të higjienës së pamjaftueshme të duarve, më së shpeshti te personat të cilët harrojnë të lajnë duart pas përdorimit të tualetit.
Gastroenteritisi shkaktohet me irritimin dhe inflamacionin në pjesën e stomakut, ndërsa kryesisht shfaqet kur viruset e rrezikshme dhe bakteret sulmojnë organizmin.
Edhe pse kryesisht kalon pa ndonjë të metë, gastroenteritisi mund të jetë i rrezikshëm për bebet, fëmijët dhe personat e moshuar dhe për shtatzënat, transmeton Telegrafi.
Simptomat të cilat e tregojnë këtë inflamacion janë ngërçet në stomak, dhembjet e padurueshme në stomak, krupa, të vjellat dhe diarreja.
Kjo gjendje mund të çojë deri te dehidratimi i rrezikshëm i organizmit, prandaj është me rëndësi të pini mjaft lëngje dhe të hani ushqim që tretet lehtë, si p.sh. bukë të thekur dhe oriz.
Rekomandohet të hani më pak porcione të gjellëve të lehta, por të shmangni gjellët me erëza dhe ushqimin e yndyrshëm. /Telegrafi
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...