Një video që është shpërndarë së fundmi, e tregon të vërtetën e hidhur të asaj se çfarë i bën alkooli mëlçisë – duke ju vënë në rrezik me jetën.
Drew Pinsky që udhëheq një emision në Shtetet e Bashkuara, ka shfaqur para publikut dy mëlçi – njërën të njeriut normal dhe tjetrën të një personi që ka vdekur nga cirroza, transmeton Telegrafi.
Organi i shëndoshë, duket i pasur dhe me ngjyrë kafe në të kuqe – në krahasim me të, organi tjetër duket sikur i mykur, ndërsa ka pjesë të zeza që i rrethojnë shenjat.
Audienca dëgjohet që thërrasin të rrëqethur, në momentin që prezantuesi e shpalos mëlçinë, që ka gjendje të rëndë. Në të njëjtën kohë, njëra nga binjaket që ishin marrë për të asistuar, përlotet dhe është gati të shpërthente në vaj.
Më ketë rast, është kërkuar që të kontrollohet konsumi i alkoolit, të jetë sa më i rrallë dhe në sasi të vogla, pasi është shkaktari kryesor i cirrozës dhe shumë sëmundjeve tjera.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...