Një pajisje e lirë e cila mund ta detektojë kancerin e lëkurës e ka fituar çmimin ndërkombëtar “James Dyson”.
Pajisja e quajtur “sKan” është shpikur nga katër kanadezë të cilët kanë diplomuar në inxhinieri nga Universiteti McMaster, transmeton Telegrafi.
sKan është shumë e lehtë për t’u përdorur, përbëhet nga komponentë që nuk kushtojnë shtrenjtë, ndërsa me të mund të detektohet sëmundja shumë lehtë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se një në tri raste të kancerit anë e mbanë botës janë të diagnostikuar me kancer të lëkurës.
Në foto: Katër kanadezët, të cilët janë krijuesit e pajisjes sKan
Themeluesi i kompanisë ‘Dyson’, pra James Dyson, ka thënë se sKan e ka merituar këtë çmim për shkak se është një pajisje tejet e zgjuar e cila mund të shpëtojë jetë anë e mbanë botës.
Kanadezët Michael Takla, Rotimi Fadiya, Prateek Mathur dhe Shivad Bhasvar janë shpërblyer me 40,000 dollarë për ta zhvilluar këtë pajisje; e cila shfrytëzon senzorë të temperaturës për të ndihmuar në detektimin e hershëm të melanomës.
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...