Një gjendje në të cilën ndodh rritja anormale e qelizave kryesisht në pjesët trupore të cilat janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj diellit, quhet kancer i lëkurës. Duhet ditur se kjo mund të ndodhë edhe në zonat të cilat janë të mbrojtura nda rrezet e diellit.
Ekzistojnë 3 lloje të kancerit të lëkurës të cilat prekin pjesë të ndryshme të trupit e kryesisht ato që janë më të ekspozuara ndaj diellit, përcjell lajmi.net
Nëse ju doni të shpëtoni ose së paku të mbroheni nga ky lloj i kancerit, duhet të jeni të kujdesshëm me rrezet e diellit dhe këtu kemi sjellur disa këshilla që duhet ti ndiqni:
Shmangni rrezitjen:
Rrezitja duhet të shmanget plotësisht. Përpiquni gjithashtu që të rrini sa më larg që të mundeni nga rrezet e diellit ngase janë shkaktari kryesor i kancerit të lëkurës.
Rrezet e diellit janë më të forta në mes të orës 10 dhe 16:00 e të paktën gjatë këtyre orëve mos e ekspozoni trupin tuaj në diell.
Mbroni vetën tuaj me veshje:
Gjatë kësaj stine me plot rreze të diellit, mundohni që sa më shumë të visheni me këmisha dhe pantollona të holla që pjesët e trupit të qëndrojnë të mbrojtura nga dielli. Përdorni kapelë dhe syze për ta ruajtur fytyrën dhe sytë.
Përdorni krem kundër diellit:
Së paku 15 minuta pa dalë nga shtëpia aplikoni kremin kundër diellit. Është vërtetuar se kremi kundër diellit kryen së paku 30% të punës në mbrojtje nga rrezet e tij.
Vitamina D:
Vitamina D, duhet të jetë pjesë e dietës tuaj gjithësesi. Nëse e dini se ushqimi juaj nuk është i shëndetshëm dhe nuk është i pasur me vitaminë D, duhet të merrni ushqime të cilat posedojnë këtë vitaminë.
Luftimi i këtij lloj kanceri në duhet të bëhet në fazat e hershme sepse mund të bëhet vonë, andaj duhet të jeni të kujdesshëm me shëndetin e lëkurës tuaj.
3 llojet e kancerit të lëkurës janë:
Pjesët më të prekura nga kanceri i lëkurës janë: Sytë, fytyra, gjoksi, krahët, qafa, duart dhe këmbët. Kryesisht pjesët të cilat ekspozohen më shumë në diell.
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik