Shkalla e vdekshmërisë si pasojë e kancerit të lëkurës është rritur në vendet e pasura në të gjithë botën, thekson një studim i fundit.
Kanceri i lëkurës është rritur ndjeshëm për të burrat , transmeton portali arbresh.info
Australia ka numrin më të madh të të prekurve nga kanceri i lëkurës, me 8.3 vdekje prej saj për çdo 100.000 njerëz, pasuar nga Sllovakia dhe Sllovenia. Mbretëria e Bashkuar renditet e 15-ta.
Normat më të këqija i ka Spanja, ku 70 përqind e meshkujve vdesin nga kanceri i lëkurë, numër i rritur frikshëm sesa para 30 vitesh.
Sipas ekspertëve kjo ndodh sepse burrat kanë më pak gjasa të përdorin kremat kundër diellit.
Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Kërkimit të Kancerit (NCRI) krahasuan të dhënat e vdekjeve të kancerit të lëkurës për vendet në mbarë botën midis 1985 dhe 2015.
Autorja e studimit Dr. Dorothy Yang, tha se “megjithë përpjekjet e shëndetit publik për të promovuar rrezikun e kancerit të lëkurës dhe për inkurajuar të tjerët që të bëjnë kujdes nga dielli, kjo sëmundje është duke u rritur”.
Statistikat janë marrë nga 33 vende të zhvilluara, shumica prej tyre nga Europa.
Vendin më të ulët të vdekjeve nga sëmundja e kancerit të lëkurës e ka Japonia./arbresh.info/
KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë nga sot për...
Tërnava takohet me Kryetarin e Dijanetit të Turqisë, flasin ...
Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...