Selfitis, apo obsesioni për të bërë selfie duket se është një çrregullim i vërtetë mental, sipas hulumtimeve.
Tani psikologët kanë hartuar një test që mund të shihni nëse jeni në shkallën e ‘selfitis’, transmeton portali arbresh.info
Ky term për herë të parë është përdorur në vitin 2014 në një artikull lajmesh, ku pretendohej se selfitis do të konsiderohej çrregullim mendor nga Shoqata Psikiatrike Amerikane.
Pas kësaj, hulumtuesit në Universitetin Nottingham Trent dhe Thiagarar hetuan nëse kishte ndonjë të vërtetë në këtë fenomen.
Pas konfirmimit se “selfitis” ekziston vërtetë, ata testuan një kornizë të vlerësimit të ashpërsisë. Ata thonë se janë tri kategori – borderline, akute dhe kronike.
Borderline – janë kur njerëzit bëjnë foto të paktën tri herë në ditë, por nuk i postojnë nëpër mediat sociale.
Akute – janë kur bëhen selfies shumë dhe postohen online.
Ndërsa kronike është nëse ndjeni nevojën e pakontrolluar për të bërë foto, duke i postuar në Facebook dhe Instagram më shumë se gjashtë herë në ditë./Arbresh.info/
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...
Zelenskyy: Rusia po zgjedh sërish luftën, Putin nuk dëshiron...
“Jo 5 mijë veta, por 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojn...
Rashiq: Regjimi i Vuçiqit është diktaturë, studentët përfaqë...
Yamal merr çmimin e lojtarit më të mirë në La Liga