Ndryshimet e nivelit të një proteine në gjak mund të ndihmojnë në dallimin e dëmtimit të trurit 10 vjet përpara se të zhvillohen simptomat e Alzajmerit.
Megjithëse nuk ka ilaç për të ndaluar avancimin e Alzajmerit ose për ta kuruar atë, kërkuesit shkencorë gjermanë thonë se përfundimet e tyre mund të përdoren nga doktorët për t’i dalë përpara simptomave të sëmundjes.
Gjithashtu, ata thonë se matja e nivelit të kësaj proteine në gjak është një mënyrë e mirë për të testuar nëse ilaçet e reja të Alzajmerit bëjnë punë, transmeton top channel.
“Ne e dimë që Alzajmeri nis në tru 10 ose 20 vjet përpara se të nisin simptomat e tij. Dimë edhe që terapia, që të jetë e suksesshme, duhet të nisë minimumi 10 vjet përpara. Analiza e gjakut do i lejojë shkencëtarët që të testojnë ilaçet e reja nëse po japin efekt ose jo”, tha profesori Mathias Jucker.
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente