Bimët për ambientet e brëndshme mund të mobilojnë shtëpinë më mirë se çdo mobilje e kushtueshme, duke i dhuruar ambientit një ndjesi ngrohtësie dhe mikpritjeje. E gjelbërta dihet është një garanci bukurie dhe për apartamentet apo dhomat më të vjetra.
Dilema e vetme ka të bëjë me vendosjen e tyre në ambientin e natës. Prej kohësh ekziston frika se vendosja së tyre në dhomën e gjumit mund të dëmtojnë shëndetin, për shkak të çlirimit të dioksidit të karbonit. Por nëse mendojmë për sasinë e dioksidit të karbonit që çlirohet në një dhomë, arrijmë në rezultatet se ajo është e papërfillshme për të na dëmtuar.
Kështu që bimët në dhomën e gjumit nuk dëmtojnë shëndetin, gjithmonë nëse sasia e tyre është në raport të drejtë me hapësirën e dhomës. Përkundrazi, bimët në dhomën e gjumit mund të jenë relaksuese dhe ndihmë e madhë kundrejt pagjumësisë.
Ngjyra e gjelbër dhe kontakti më natyrën, ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Mjafton të mendojmë për një shëtitje në pyll apo pic- nic në park. Këshilla jonë, është të vendosni në dhomën e gjumit, bimë dekorative si aloe vera ose potos, duke mënjanuar ato me shumë aromë që mund të na shqetësojnë gjumin.
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...