7 arsye të fuqishme shëndetësore pse duhet të pini çaj me kanellë

08:28 | 7 Maj 2020

Karakteristikat mjekësore të kanellës janë provuar shkëncërisht.

Përveç që është shumë e shijshme, çaji i kanellës ofron përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore, si humbja e peshës, përmsimi i shëndetit të zemrës, lehtësimin e ngërçeve menstruale dhe uljen e inflamacionit dhe nivelit të sheqerit në gjak, transmeton portal arbresh.info

Lexoni në detaje të mirat shëndetësore që sjell kjo pije

E pasur me antioksidantë

Antioksidantët luftojnë oksidimin e shkaktuar nga radikalet e lira, të cilat janë molekula që dëmtojnë qelizat dhe kontribuojnë në sëmundje të tilla si diabeti, kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Nga gjithsej 26 erëza të hulumtuara, aktiviteti antioksidues i kanellës u tejkalua vetëm nga rigoni dhe karafili.

Përmison shëndetin e zemrës

Studimet e shumta kanë provuar se kanella mund të zvogëlojë shënuesit e inflamacionit, të konsideruar si rrënja e shumë sëmundjeve kronike, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës. Për më tepër, kanella gjithashtu mund të ulë nivelet e kolesterolit LDL (të keq) dhe triglicerideve.  Rrit kolesterolit HDL (i mirë), i cili ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës duke hequr kolesterolin e tepërt nga enët e gjakut, transmeton portal arbresh.info

Ndihmon në uljen e sheqerit në gjak

Kanella gjithashtu ka efekte antidiabetike, duke ulur nivelin e sheqerit në gjak. Studimet zbulojnë se erëza vepron në një mënyrë të ngjashme me insulinën, hormonin përgjegjës për nxjerrjen e sheqerit nga qarkullimi i gjakut dhe në inde. Kanella gjithashtu mund të ndihmojë në ngadalësimin e ndarjes së karbohidrateve në zorrë, duke parandaluar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak pas ngrënies.

Ndihmon në humbjen e peshës

Një çaj me kanellë ndihmon në humbjen e peshës, pasi shumë studime sugjerojnë se konsumimi i kanellës lidhet me shkritjen e yndyrës në trup. Një studim raportoi se pjesëmarrësit humbën 0.7% të masës së yndyrës dhe fituan 1.1% të masës muskulare pasi morën ekuivalentin e pesë lugë çaji (10 gram) pluhur kanelle në ditë për 12 javë.

Por duhet të bëni kujdes, sepse kur konsumoni tepër kanellë , kjo përbërje mund të rrisë rrezikun e gjakderdhjes dhe të shkaktojë ose përkeqësojë sëmundje të mëlçisë.

Lufton bakteriet dhe kërpurdhat

Kanella është e pasur me veti të fuqishme antibakteriale dhe antifungale. Përbërësi kryesor aktiv i kanellës, parandalon rritjen e baktereve dhe kërpudhave të ndryshme të tilla si Staphylococcus aureus, Salmonella dhe E.coli. Për më tepër, efektet antibakteriale të kanellës mund të ndihmojnë në zvogëlimin e frymës së keqe dhe parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

Mund të zvogëlojë ngërçet menstruale dhe simptomat e tjera

Një çaj me kanellë ndihmon në lehtësimin menstrual, pasi disa studime kanë gjetur se kanella ndihmon në dhimbjet menstruale.  Ekzistojnë gjithashtu prova që kanella mund të zvogëlojë gjakderdhjen menstruale, shpeshtësinë e të vjellave dhe ashpërsinë e vjelljes gjatë menstruacioneve.

Ndihmon në ruajtjen e funksionimit të trurit

Kanella mund të mbrojë qelizat e trurit kundër Alzheimerit dhe të përmirësojë funksionin motorik tek njerëzit me sëmundjen e Parkinsonit./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara