Vitaminat dhe mineralet janë ato enzima aktive që jo vetëm luajnë një rol kryesor në organizmin e njeriut,por edhe ndikojnë në mbarëvajtjen e proceseve metabolike.
Niveli i ulet ose defiçencat që trupi krijon shoqërohen me jo pak probleme, ndaj ju duhet të jeni në aftë të kuptoni kur nuk shkon diçka ! Shenjat e mëposhtme ju paralajmërojnë se trupi po ju kërkon ndihmë
1. Lëkurë e thatë: Tregon që trupit tuaj i mungon vitamina E dhe duhet rritur konsumi i vajrave vegjetale, vajit të peshkut dhe frutave të thata si arrat, lajthitë , bajamet dhe stikat.
2. Gjakderdhje e mishrave të dhëmbëve: Ky sinjal tregon qartazi për mungesë të vitaminës C. U duhet të pini shumë çaj e të konsumoni fruta, perime e hudhra.
3. Lëkurë e thatë në bërryla: Kjo është një simptomë e qartë e mungesës së vitaminave A dhe C. Këshillohet të konsumohen më shumë fruta e perime, në veçanti portokalle, karota, kajsi e kunguj.
4. Flokë e thonj të dobët: Duhet të keni kujdes pasi mund të keni mungesë kalciumi dhe vitamine B. Duhet të rrisni konsumin e qumështit, bishtajoreve, patateve, drithërave integrale dhe embrioneve të grurit në dietën e përditshme.
5. Gjumë, nervozizëm, mpirje: Pa dyshim që nuk duhet të injorojmë problemet e gjumit, nervozizmin, mpirjen e këmbëve. Kjo tregon se kemi mungesë të magnezit dhe kaliumit, lehtësisht të rikuperueshme me shtesat e duhura. Por edhe me fruta të thata, fara lini, fara luledielli e bajame./syri/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron