Po flasim për spinaqin.
Ndoshta e dinit që ai ka një sasi shumë të madhe të hekurit dhe ndihmon në forcimin e muskujve, por kurrë nuk e kishit menduar se kishte edhe këtë veti të pabesueshme.
Ndaj mos e ndani nga tryeza.
Nëse e konsumoni rregullisht spinaqin ai do të ndihmojë trupin tuaj për të mbajtur formën e mirë, por mbi të gjitha do të ndihmojë edhe kujtesën, madje duke e rinuar atë.
Studiuesit kanë zbuluar se vitamina K që përmban spinaqi është ajo që e mundëson këtë veti. Bëhet fjalë për rezultatet e një studimi të Rush University në Chicago.
Studiuesit analizuan 954 të moshuar për 5 vite me radhë. Pasi analizuan të dhënat mes atyre që kishin konsumuar rregullisht spinaq dhe të tjerëve, të parët kishin një kujtesë më të përmirësuar dhe truri i tyre rezultonte rreth 10 vjet më i ri.
Sipas drejtuesve të studimit, asnjë rast më parë nuk ka zbuluar se vitamina K luan rol në përmirësimin e kapacitetin mendor me kalimin e kohës.
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...
27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Preka...