Zaevi mbetet optimist lidhur me kornizën negociuese me BE-në

21:59 | 18 Dhjetor 2020

Edhe pas dështimit për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësim këtë vit, kryeministri Zaev shprehet optimist se kontesti mes Shkupit e Sofjes do të tejkalohet së shpejti, ndonëse siç u shpreh “nuk dihet se cili është problemi”.

Zaev tha se negociatat vazhdojnë për të gjitha aspektet e marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017-të, e cila gjithsesi sipas tij, nëse jo të shkëlqyeshëm, ka zbatim të mirë.

“Vazhdojmë të punojmë në tejkalimin e problemit me Bullgarinë edhe pse nuk e dimë çfarë është problemi. (4:12-4:45) Problem u bë me emrin e gjatë dhe të shkurtër, nëse kemi pretendime territoriale. Konfirmuam se nuk kemi dhe këtë e zgjidhëm në mënyrë evropiane, por fatkeqësisht problemi nuk përfundoi. Punojmë në shlyerjen e gjuhës së urrejtjes dhe zgjidhjen e çështjeve tjera, si: dinamikën e zbatimit të marrëveshjes, ndërtimin e infrastrukturës, zgjidhjen e personaliteteve historike”- deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

I pyetur në Pustec se çfarë lëshimesh është në gjendje të bëjë Shkupi ndaj Sofjes, për ta zhbllokuar eurointegrimin, Zaev tha se për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin dhe gjuhën negociata nuk do të ketë.

“Nuk është negociuar e as që negociohet për gjuhën dhe identitetin maqedonas. Edhe pala bullgare publikisht ka pranuar realitetin për ekzistencën e gjuhës dhe identitetit maqedonas. Prandaj as që dikush kërkon e as që ka nevojë për lëshime. Por kemi obligim që në mënyrë më dinamike ta ndërtojmë Korridorin 8”- pohoi Zoran Zaev.

Nga ana tjetër, Sofja ka shprehur shqetësimin që Sllovakia, Çekia e Austria i vendosën veto propozim-konkluzioneve për zgjerimin, të cilave vetë Sofja iu kishte dhënë dritë jeshile.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë
“Vetoja ndaj konkluzioneve të Këshillit rrezikon ta varros besimin e BE-së dhe ta pengojë Unionin në pëçmimin e sinjalit të nevojshëm tek Ballkani Perëndimor për stimulimin e reformave të nevojshme, që e kanë patjetër t’i bëjnë vendet që duan të anëtarësohen. Si një shtet anëtar që e mbështet zgjerimin, inkurajojmë Këshillin të ketë qasje konstruktive që të mundësojë miratimin e konkluzioneve gjatë presidencës aktuale me Këshillitin e BE-së.”

Sllovakia, Çekia e Austria bllokuan propozim-konkluzionet për zgjerimin, në të cilat ishin përfshirë kërkesat bullgare, ashtu që Republikës së Maqedonisë së Veriut i kërkohej t’i zbatonte marrëveshjet dypalëshe dhe të përmbahej nga veprimet që bazohen në interpretim të gabuar të historisë. Përskaj konkluzioneve të cilat i bllokuan këto tre shtete anëtare, shkaku i Bullgarisë Bashkimi Evropian nuk po arrin ende që ta miratojë kornizën negociuese për vendin, pavarësisht se vendimin për fillim të negociatave me vendin BE-ja e solli qysh në muajin mars./alsat

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara