LSDM po zhvillon biseda intensive me figura publike shqiptare, duke i bërë oferta për të kandiduar në siglën e partisë së tyre në zgjedhjet lokale të 15 tetorit.
Bisedimet po zhvillohen drejtpërdrejt nga kryetari i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev, i cili tanimë ka zhvilluar disa takime me kandidatët e preferuar, edhe në ambientet e Qeverisë, por edhe në vendlindjen e tij Strumicë, ku i ka ftuar për dreka e darka.
Në LSDM nuk duan të flasin për emra, por thonë për INA në listën e kandidatëve kanë emra eminent shqiptarë, të dalluar në disa fusha, sidomos ate të biznesit.
Derisa për kandidatët maqedonas po zhvillohen anketa të brendshme, kandidatët e ofruar shqiptarë për në komunat shqiptare janë vetëm pjesë e bisedimeve, me ç’rast ai që do të pranojë, emri do ti publikohet në ditën e shpalosjes së kandidatëve.
LSDM po tenton që të nxjerrë kandidatë shqiptarë duke nisur nga komuna e Likovës, Haraçinë, Çair, Saraj, Studeniçan, Tetovë, Gostivar, Vrapçishtë, Dibër etj. Por po kalkulohet edhe në komuna tjera, por ende nuk është asgjë zyrtare. (INA)
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...
Rama rrëfen takimin me Thaçin në Hagë: Burgosja e ish-krerëv...
Ambasada e SHBA-së paralajmëron shqiptarët: Mashtrimi me anë...