Kryeministri Zoran Zaev përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar për vdekjen e 21-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili para disa ditëve u sulmua nga tre persona në Shkup.
Zoran Zaev shkruan se urrejtja dhe dhuna nuk i përshtaten Maqedonisë dhe janë në dëm të drejtpërdrejtë të së ardhmes së shtetit dhe rinisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Apeloj që të gjithë të përmbahemi nga gjuha e urrejtjes dhe jotoleranca. Vetëm kështu do t’ju japim mundësi institucioneve që ta kryejnë punën e tyre, për të cilën paguhen nga qytetarët. Drejtësia dhe toleranca në shoqëri janë qëllimet tona të përbashkëta, të angazhohemi plotësisht dhe me përgjegjësi t’i arrijmë”, shkruan Zaev.
Ai në fund ka shprehur ngushëllime për familjarët e Sazdovskit, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë