Përkrahje dhe inkurajim për marrëveshjen e Prespës, ka marrë Kryeministri Zoran Zaev nga nënkryetari i ShBA-ve Mike Pence në takimin e sotshëm në Washington.
Siç shkroi Zaev në në rrjetin e tij social “Facebook”, Pence ka përshëndetur përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes.
“Mundësia të bisedojmë me nënkryetarin e ShBA-ve Mike Pence erdhi në moment historik për Republikën e Maqedonisë. Nga nënkryetari Pence morëm mesazh të inkurajimit për përgjegjësinë dhe vendosmërinë gjatë arritjes së marrëveshjes së Prespës. Në takim u theksua se me marrëveshjen e siguruam vendin e merituar në strukturuarat euroatlantike. Me këtë e sigurojmë paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e qytetarëve tanë”, shkoi Zaev.
Takimi u realizua me ftesën e nënkryetarin Pence, ndërsa vijon pas vizitave të Sekretarin të Mbrojtjes të ShBA-ve, James Mattis dhe Sekretarit Shtetëror të ShBA-ve Wess Mitchell dhe përkrahjes së treguar për referendumin dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.
Me Kryeministrin Zoran Zaev në Washington janë edhe zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov./telegrafi

Vetëm edhe 6 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezulta...
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...