Kryeministri Zoran Zaev, sot ka dëgjuar ankesat e shoqatës “Sovest”.
Pas takimit ku u prezantuan të gjitha dëshmitë dhe ankesat e qytetarëve të Ohrit për siç i quajnë ata parregullsitë gjatë rikonstruktimit të xhamisë Ali Pasha në qendër të Ohrit, ka kërkuar që të ndalohen të gjitha punimet, dhe objekti të rrethohet me shirit të verdhë.
Si do të veprohet ende nuk dihet.
Megjithatë nga shoqëria “Sovest” kanë kërkuar drejtësi, me ankesë arritën deri te kryeministri.
Në takimin e sotëm me kryeministrin kanë marrë pjesë u.d kryetar i Komunës Konstantin Georgievski, ndihmës udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në komunën e Ohrid, Branko Arnaudov, drejtorja e entit dhe muzeut, Eleonora Novakovska si dhe përfaqësues të shoqërisë “Sovest”, Mihail Trendafilov, Mihail Arnaudov dhe Tome Xhamtovski, shkruan Alsat M.
Në takimin është potencuar nga të gjithë të pranishmit se Ohri dhe qytetarët e Ohrit kanë qenë për bashkëjetesë. Gjithmonë kanë jetuar në harmoni.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...