Një lajm i bukur ka ardhur nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Vajza e tij, Çlirimtarja, i ka dhënë fund beqarisë duke u fejuar me partnerin e saj, Rronin.
Lajmin e ka bërë publik Altin Krasniqi përmes një postimi emocionues në Facebook, ku ndau me ndjekësit një nga momentet më të rëndësishme për familjen e tyre.
Sipas Altinit, dy muaj më parë Rroni kishte shkuar në vizitë te Jakup Krasniqi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe për të marrë bekimin e tij.
Ndërsa tani, çifti ka zyrtarizuar fejesën.
“Dy muaj më parë, Rroni ishte në vizitë te babi për të kërkuar dorën e Çlirimtares dhe bekimin e tij. Sot, edhe zyrtarisht, Çlirimtarja dhe Rroni janë të fejuar”, ka shkruar ai.
“I kaluam këto 6 vite mes dhimbjes dhe gëzimit; dhimbje për mungesën e babit, por herë pas here arritëm që t’i dërgonim çaste lumturie me të arriturat tona profesionale dhe familjare”, u shpreh ndër tjerash.
Ai shpreson që kjo të jetë hera e fundit që familja detyrohet t’i ndajë momentet e lumtura “mes dy shteteve”, duke uruar kthimin e Jakup Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij në Kosovë.