Kryeministri Zoran Zaev është përgjigjur për kritikat që vijnë nga Bullgaria në lidhje me miqësinë mes dy vendeve. Ai në llogarinë e tij në Facebook thotë se nuk ka dyshime se miqësia dhe bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Maqedonisë është i sinqertë.
“Shikoj se në Bullgarinë mike është hapur debat publik dhe u shtrua madje edhe pyetja nëse ne dy vendet dhe dy popujt ndërtojmë miqësi dhe bashkëpunim të sinqertë. Dua t’i porosis të gjithë qytetarët, madje edhe kritikët në Maqedoni dhe Bullgari të mos kenë dilema se miqësia dhe bashkëpunimi janë të sinqerta”, shkruan Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se është kryeministri i parë i Maqedonisë që në Bullgari (Bllagoevgrad) u përul para përmendores së Goce Dellçevit gjatë shënimit të përbashkët të festës së Ilindenit.
“Paraprakisht, miku im Borisov, ishte kryeministri i parë bullgar i cili u përul para varrit të Goce Dellçev në Maqedoni (Shkup) gjatë shënimit të përbashkët të festës. Së bashku dy kryetarët e qeverive u përulëm edhe para përmendores së Car Samolilit në Sofje. Kryeministri Borisov erdhi në Shkup që të përulet para përmendores së Holokaustit të hebrenjëve”, shkruan Zaev.
Ai në mesazh shpreh bindjen se është duke u ndërtuar miqësi e sinqertë e cila, siç thotë me shekuj ishte humbur dhe se kjo ishte humbje për të dyja vendet.
Zaev në fund thotë se Maqedonia dhe Bullgaria do të jenë një familje në BE dhe NATO./Telegrafi/
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...