Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, edhe sot e ka ftuar partinë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM që të kyçet dhe të mundësoj referendum të suksesshëm, për siç tha, të ardhmen e përbashkët të shtetit.
Zaev deklaroi se tani është e nevojshme të ketë bashkim, duke shtuar se pushteti dhe opozita mund të mos kenë mendim të njëjtë për shumë çështje, por për momente historike duhet të jenë së bashku, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Si kryeministër kam mandat deri në vitin 2020. Nëse referendumi nuk ka sukses, ne sigurisht do ta përfundojmë politikën këtu. Pse do na duhej qeverisja, kur ne nuk kemi të ardhme. Prej këtu konfirmoj qëndrimet për përgjegjësi të të gjitha partive politike në shtet duke përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në, se duhet të jemi të bashkuar për të ardhmen e Maqedonisë”, tha Zaev në konferencën me temë “Maqedonia shikon përpara: është koha të kapet treni për në BE”.
Ai shtoi se mund të duket naiv, por beson se OBRM-PDUKM-ja do të kyçet në procesin për referendum të suksesshëm.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...