Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një takim me kryetarët e komunave u përgjigj edhe për tema të rëndësishme shtetërore, e një ndër ta është edhe ligji për shtetësi, i propozuar nga Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët.
“Për ligjin për shtetësi, për momentin mendojmë ta kontrollojmë a është i njejtë me rregullat e BE-së dhe për këtë duam që të kemi kohë për ta shqyrtuar dhe ta lëshojmë në votim në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, duke vendosur flamurin e BE-së mbi ligjin” tha Zaev.
Për listat e hapura, kryeministri i Maqedonisë së Veriut tha se duhet marrëveshje me partitë tjera politike pasi në zgjedhje dalin të gjithë partitë dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësi. /telegrafi
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...