Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për aktivitetin humanitar të Fondacionit të tij, duke theksuar rëndësinë e ndihmës ndaj njerëzve në nevojë.
Përmes një postimi publik, Pacolli tha se ka shumë njerëz që përballen me vështirësi dhe që, sipas tij, “nuk mund të presin”, derisa shtoi se kur e përjeton mungesën, e kupton se ndihma nuk është luks, por përgjegjësi, shkruan Arbresh.info.
Ai u shpreh se beson që suksesi ka vlerë vetëm kur ndahet me të tjerët, duke theksuar se kjo bindje është kthyer në veprim për më shumë se tri dekada përmes Fondacioni Behgjet Pacolli.
Sipas Pacollit, mbi 40 milionë euro janë investuar ndër vite, ndërsa theksoi se më e rëndësishmja janë “jetët që kanë ndryshuar”.
Në fund, ai ftoi qytetarët të vizitojnë faqen zyrtare të fondacionit për t’u njohur më afër me aktivitetin dhe historitë e njerëzve që kanë përfituar nga ky mision humanitar./Arbresh.info/
Albin Kurti prezanton Marigona Bekteshi Feratin si kandidate...
Parashikimi i motit për nesër
Barcelona reagon ashpër pas akuzave të rënda të Perezit
“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shë...
SHBA-të në bisedime të mbikëqyrura nga afër për të hapur baz...
Pacolli flet për misionin humanitar: Mbi 40 milionë euro të ...