Në kuadër të Samitit të parë ndërparlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë që mbahet në Zagreb, Kryetari i Verkhovna Radës (Parlamentit) të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, i ndau Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Dekoratën Jarosllavi i Urtë.
Xhaferi tha se është mirënjohës ndaj presidentit dhe popullit ukrainas.
“Jam veçanërisht i nderuar që në emër të Presidentit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Kryetari Stefançuk më ndau Dekoratën Jarosllavi i Urtë për merita të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, tha Xhaferi.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit sot do të marrë pjesë në Samitin e parë parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës