Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin “Vin Vin” tha se është i ftuar në takimin e liderëve dhe beson se menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, KSHZ-ja duhet të fillojë menjëherë përgatitjet për zgjedhjet.
Sipas Xhaferi, afatet e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare duhet të vazhdojnë aty ku kanë ngecur.
“Për shembull, më 12 maj është takimi i liderëve, është rënë dakord që më 16-tin të ndërpriten masat. Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk mund të kushtëzojë. Ajo është e detyruar sipas vendimit të kryetarit të Kuvendit, dhe në këtë rast, sipas Dekretit, është i detyruar të veprojë brenda afateve pasi ato kanë ngecur. Ndoshta për faktin se Lista e votuesve u azhurnua nga 12 prilli, kështu që do të ketë një datë të re, deri në atë datë Kodi Zgjedhor, detyrimet e organeve shtetërore, veçanërisht Ministria e Brendshme, Drejtësia kanë detyrim tre mujor që të paraqesin një raport për të azhurnuar Lista e votuesve”, tha Xhaferi.
Sipas tij, Kodi Zgjedhor thotë që të gjithë qytetarët që mbushin 18 vjeç ditën e zgjedhjeve duhet të jenë në Listën e votuesve.
“T’u jepet fund punësimeve nepotike”, zbardhen porositë e Ra...
Hadërgjonaj për ndeshjen ndaj Turqisë: Të luajmë në këtë fin...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë