Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se do të shpallen zgjedhje të parakohshme, pas presionit të vazhdueshëm nga organizatat studentore, të cilat po protestojnë që nga nëntori i vitit të kaluar.
Gjatë një vizite në qytetin Zajecar, Vuçiq komentoi përzgjedhjen e datës së zgjedhjeve dhe shkakun e shtyrjes së vendimit.
Ai theksoi se përgatitjet për Ekspozitën Ndërkombëtare Expo 2027 do të jenë përfunduar para shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, duke shtuar se nuk ka më mundësi për t’u tërhequr dhe se do t’i mposhtin ata që kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
“Duhet të përgatitemi për Expo-n. Kur t’i përfundojmë përgatitjet, do t’i shpallim zgjedhjet e parakohshme. Kam frikë se ata bënë një gabim të madh dhe se, kur mendova që kishin gjasa, tani ato nuk ekzistojnë më. Do t’i mposhtim bindshëm”, u shpreh Vuçiq.
Zgjedhjet e parakohshme janë kërkuar kryesisht nga organizatat studentore, të cilat pas disa muajsh protestash dhe pas mosplotësimit të kërkesave të tyre, i shohin këto zgjedhje si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e situatës.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë