Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka propozuar që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen së bashku në Bashkimin Evropian. Këtë ide ai e prezantoi gjatë një darke pune në Bruksel me krerët e institucioneve evropiane.
Propozimi i Vuçiqit vjen në një moment kur Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen më afër anëtarësimit, me pritje që të bëjnë hapa vendimtarë deri në fund të dekadës.
Në deklarimin e tij, Vuçiq tha se anëtarësimi i përbashkët do të shmangte probleme të reja kufitare dhe politike në rajon, duke përmendur Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën.
Reagimi i parë kritik erdhi nga kryeministri malazez Milojko Spajiq, i cili përmes rrjeteve sociale tha se, sipas kësaj logjike, Mali i Zi do të duhej të priste që vendet e tjera të plotësonin kushtet për anëtarësim.
Zyrtarët evropianë nuk komentuan idenë e Vuçiqit, por i kërkuan Serbisë që të harmonizojë politikën e sanksioneve me BE-në dhe të përmirësojë situatën e sundimit të ligjit dhe lirisë së mediave./rtk
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...
Vdekja e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo: Nuk dua të flas fare ...
Arbeloa dëshiron ta ketë këtë lojtar për sezonin e ardhshëm,...
Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga ...