Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson delegacionin e Serbisë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, sot do të ketë një sërë takimesh dypalëshe.
Kreu i shtetit serb do të marrë pjesë në pritje që organizohen ndaras nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe zyrtarët e lartë të BE-së.
Para hapjes së debatit të përgjithshëm, i cili bashkon më shumë se 100 liderë të botës, Vuçiq do të marrë pjesë në pritjen, e cila do të organizohet nga njeriu i parë i OKB-së Antonio Guteres për krerët e delegacioneve.
Pos Vuçiqit, në punimet e Asamblesë së KB-së do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë e shtetit, Lumnije Thaçi.
Gjatë qëndrimit në Amerikë, edhe numri një i Kosovës pritet të ketë një takim të shkurtër me homologun e tij amerikan, Donald Trump.
Thaçi do të zhvillojë takime të shumta bilaterale edhe me krerë të shteteve dhe udhëheqës të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.
Pjesë e delegacionit të Kosovës është edhe zëvendëskryeministri njëherit ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli.
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia
Hoxha në Kalabri: Arbëreshët, një urë e gjallë lidhëse mes d...