Vuçiq: S’kemi mosmarrëveshje me kroatët, s’ka pse të na pengojë në BE

15:27 | 11 Prill 2016
M. A.

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nuk kanë asnjë mosmarrëveshje me Kroacinë dhe ka shtuar se Serbia ka bërë gjithçka që duhet për të hapur kapitullin  23.

“Ne nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me kroatët, unë nuk e di se çfarë po ndodh në Bruksel, unë nuk e di se çfarë moti mbretëron në Bruksel” ka theksuar shefi i Qeverisë serbe, përcjellë Klan Kosova.

Ndërkaq, sa i përket bllokadës rreth hapjes së këtij kapitulli nga ana e kroatëve ai ka shtuar se me këtë çështje mund të merren institucionet evropiane.

Mediat kroate kanë raportuar sot se Komisioni Evropian dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së janë duke planifikuar që të rrisin  presionin mbi Kroacinë, me qëllim që Zagrebi zyrtar të heq dorë nga vendosja e tri kushte të reja për Serbinë për të hapur kapitullin 23 në negociatat me BE-në.

Shpërndaje në rrjete sociale