Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka dënuar retorikën, siç e quan, nxitëse dhe akuzuese të kryeministrit Albin Kurti kundër mediave dhe gazetarëve.
Sipas AGK-së, kryeministri Albin Kurti ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendit të Kosovës këtë të enjte për të vazhduar sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve, duke folur, mes tjerash, për “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme”.
AGK-ja ka cituar deklaratën e Kurtit, i cili ka thënë se “një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë”.
“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë retorikë nxitëse dhe akuzuese të Kurtit kundër mediave dhe gazetarëve në Kosovë, duke i vlerësuar ata ‘argatë të armiqve’”, thuhet në reagimin e AGK-së.
Sipas AGK-së, një gjuhë e tillë është vazhdimësi e fushatave të parreshtura të Kurtit, partisë dhe Qeverisë së tij kundër gazetarëve dhe mediave, me synim minimin e raportimit të pavarur dhe të lirë.
AGK-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të angazhohet për një proces transparent për hartimin e ligjit të ri të KPM-së me gjithëpërfshirje në diskutime, të ndalojë presionin politik ndaj Transmetuesit Publik, RTK, dhe të heqë dorë menjëherë nga, siç thuhet, “fushatat e organizuara të denigrimit të mediave dhe gazetarëve”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...