Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, e ka anuluar takimin vjetor të Procesit të Bërdo-Brionit, sepse, sipas tij, nuk ekzistojnë kushtet për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kroaci.
Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë kohët e fundit, sipas Milanoviqit, janë plotësisht në kundërshtim me qëllimin e Procesit të Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore.
Presidenti serb Vuçiq ka kohë që ka ashpërsuar narrativën kundër Kroacisë.
Bashkimi Evropian ndërkohë shprehu keqardhje për anulimin e takimit dhe për zhvillimet që çuan deri te ky vendim.
“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në zemër të procesit të integrimit evropian dhe një pjesë thelbësore e rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe një klimë të favorshme për adresimin e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë së së kaluarës,” ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Evropian, Guillaume Mercier.
Procesi Brdo-Brioni është themeluar në vitin 2013. Bëhet fjalë për një ngjarje vjetore në Ballkanin Perëndimor, ku mblidhen presidentët e të gjitha shteteve të rajonit.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...