Pas takimit me Papën, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të ruajë pozicionin e tij për Kosovën, raporton Sputnik.
Pas takimit, presidenti i Serbisë u tha gazetarëve se ka biseduar me Papën për vendet e shenjta në Kosovë, për situatën e ‘vështirë’ të popullit serb atje, por edhe për raportet e këqija të kroatëve ndaj serbëve. I pyetur nëse Vatikani do të mbante qëndrimin e tij për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do të mbajë qëndrimin e vet, por dëshiron një zgjidhje paqësore me shqiptarët.
“Kjo është ajo që mund të them dhe që është e rëndësishme për qytetarët”, tha Vuçiq.
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...