Nuk mendoj se Amerika është drejtpërdrejt kundër formimit të ushtrisë të Kosovës, por nuk mendon se është koha e duhur, ka thënë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq tha se reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jenns Stoltenberg, ishte i ndryshëm, dhe se në çështjen e formimit të ushtrisë së Kosovës ishte më i ashpër.
“Këto janë nuanca, por në to duhet të jemi të kujdesshëm. Ai ka qenë më i ashpër për këtë çështje dhe unë e falënderoj atë për këtë”, tha Vuçiq për Hppy TV, raporton B92.
Duke kujtuar se Stoltenberg tha se me të vërtetë i vinte keq për të gjitha viktimat e NATO-s në Serbi, Vuçiq ka thënë se, pavarësisht kësaj, Serbia nuk e ndryshon qëndrimin e saj ndaj asaj aleance ushtarake.
“Ne nuk duam të jemi pjesë e NATO-s, këtë ja thashë edhe atij, por edhe në selinë e NATO-s … Serbia është vend neutral. Ne duam të jemi neutral, por mjaft të fortë, si ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, që askujt të mos i bie ndërmend që të na rrezikojë”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka folur edhe për rezolutën e Kuvendit të Kosovës, për ndërprerjen e dialogut me Serbinë derisa të lirohet Ramush Haradinaj,.
“Kushtëzimi i vazhdimit të dialogut me lirimin e Ramush Haradinajt na nxjerr në një pozitë të vështirë, sepse na duhet të zhvillojmë një betejë të fuqishme diplomatike”, tha Vuçiq.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...