VMRO-DPMNE-ja i ka besuar Hristijan Mickoskit negociatat për formimin e shumicës së re parlamentare.
Ky vendim është marr në mbledhjen e fundit të Komitetit Qendror dhe Ekzekutiv, nga ku kanë dalë edhe ndryshime statutare. Nga partia e Mickoskit thonë se plotësimet e fundit demokratizojnë partinë, ndërsa mandati i kryetarit dhe trupave të partisë kufizohet në të drejtën e rizgjedhjes.
“Me kufizimin e mandatit të Kryetarit, kryetarëve të Komiteteve Komunale, kryetarëve dhe anëtarëve të gjitha organeve dhe trupave partiake që zgjidhen në Kongres, statuti i ri kufizon mandatin 4 vjeçar me të drejtë rizgjedhjeve për 3 mandate edhe atë mandati i fundit me shumicën e kualifikuar të votave prej 2/3 nga organet e partisë” – deklaroi Ruzhica Nikollovska, VMRO-DPMNE.
Në statut nuk përfshihen më kryetarët e nderit ku figuronin Nikolla Gruevski dhe Lubço Georgievski. Partia më e madhe opozitare parashikon formimin e Komitetit të Intelektualëve i cili do të funksionojë si organ kontrollues dhe korrektues i partisë. Nevojën për ndryshime në parti e ka komentuar ish anëtari i VMRO-DPMNE-së, Sasho Mijallkov. Sipas tij, VMRO-ja ka nevojë për ndryshime rrënjësore, por se do të pritet mundësia që Mickoski të formojë shumicë, e në rast se nuk mundet Mijallkov paralajmëron angazhimin e tij për ndryshimin e udhëheqësisë. Me ardhjen e Mickoskit në krye ta partisë, VMRO-DPMNE-ja humbi në zgjedhjet lokale të vitit 2017, zgjedhjet presidenciale në vitin 2019 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut duke siguruar 44 mandate apo 2 më pak se LSDM-ja./alsat
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...