Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, është duke qëndruar për vizitë pune në Bruksel, sot dhe nesër, kjo është vizita e parë ndërkombëtare pas marrjes së detyrës.
Në njoftimin thuhet se delegacioni i kryesuar nga Xhaferi do të jenë zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Në kuadër të vizitës, Xhaferi do të vizitojë selinë e NATO-s dhe Këshillit Evropian, Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian.
N”ë selinë e NATO-s, Kryeministri do të takohet me zëvendëssekretarin e Përgjithshëm, Mirçea Xhoana, më pas do të zhvillojë takime të ndara me liderët e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, dhe të Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen. Në Parlamentin Evropian, kryeministri do të realizojë një takim me një grup euro-deputetësh të partive politike pro-evropiane”.
“Në takimin me ZSP të NATO-s në fokus do të jenë temat që kanë të bëjnë me sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe të kontinentit evropian, si dhe kontributin aktiv të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Me liderët evropianë, Kryeministri Xhaferi do të bisedojë për prioritetet e Qeverisë në drejtim të vazhdimit të procesit të integrimit evropian, duke u përqendruar në reformat dhe prioritetet që kanë të bëjnë me Planin e rritjes, përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të dyfishta, si dhe tema nga rajoni dhe konteksti global”, thuhet në njoftim./klanmacedonia
Marta Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve ...
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...