Një foshnje katërmuajshe nga Struga është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ka njoftuar sektori për Punë të Brendshme në Ohër.
Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB-Strugë është raportuar se fëmija është dërguar pa shenja jete në Repartin e Fëmijëve.
”Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës do të dorëzohet për autopsi, shkruan Alsat.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...