Për shkak të vdekjes së artistit, Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës ka vendosur që dita e nesërme të jetë ditë zie në gjithë territorin e saj.
Njoftimi ka ardhur nga Komuna e Tetovës ku theksohet se këngëtari Shpat Kasapi dha një kontribut të veçantë për zhvillimin e kulturës dhe muzikës.
Njoftimi i plotë:
“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”
Kujtojmë se Shpat Kasapi u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës, pasi ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 40 vjeçare./Telegrafi/
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...
Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, Spiropali: Ftesa e SHBA-s...
Rinumërohen 61% e votave, në 20 komuna u përmbyll procesi