Gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar vazhdon sot me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja.
Mbrojtja e Mitko Çavkovit propozoi dy dëshmitarë, për Dushko Llazarov tre persona dhe Goran Gjoeshevski dy dëshmitarë, ku njëri ndër tyre është Trahko Veljanovski.
Dëshmitarë shtesë të propozuar nga mbrojtja janë edhe të akuzuarit Bogdan Ilievski me pesë dëshmitarë, Boris Damovski dhe Janke Çento nga një dëshmitarë, si dhe Abdykfeta Alimi i cili porpozon deputetin Ziadin Sela.
Në seancën e kaluar u mbrojt i akuzuari Aleksandar Vasilevski “Ninxha”, ndërsa me propozimin e tij janë dëgjuar dëshmitarët Dejan Dimovski ‘Bokser”, Vekle Petrushevski dhe Bllagoja Vasilevski. Në gjykatë u dëgjua edhe ish-drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanosovski.
Procesin gjyqësor e udhëheq Dobrilla Kacarska, ndërsa aktakuzën e përfaqëson Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.
Ndryshe, për ngjarjet në Kuvend të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
Lufta në Ukrainë/ Një i vrarë dhe 11 të plagosur në Kherson,...
Sa fituan klubet nga Champions League? PSG kryeson listën e ...
NASA: Shpërthimi i meteorit mbi SHBA ishte sa 300 tonë TNT
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...