Kryetari i Gjykatës së Lartë , Jovo Vangellovski sonte deklaroi se “nëse ka kërkesë për mendim ligjor, Gjykata e Lartë duhet të veprojë sipas asaj kërkese, afati i PSP-së ka skaduar”.
Ai nuk e cilëson vendimin e tij si hakmarrës ndaj PSP-së, për shkak se një nga raportet e PSP-së ai cilësohet se ai në mënyrë joprofesionale dhe të papërgjegjshme ka kryer funksionin tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk mund të jetë hakmarrje, për shkak se bëhet fjalë për mendim ligjor i mbledhjes së përgjithshme të Gjykatës së Lartë. Është mendim i sjellur nga organi më i lartë i Gjykatës së Lartë”, tha mes tjerash Vangellovski.
Ai tha se ligji është i qartë dhe se afati ka skaduar ndërsa Gjykata e Lartë nuk i ndalon asgjë askujt por nëse Gjykata Penale sjell vendim për ndonjë lëndë të PSP-së pas afatit dhe nëse i dënuari ankohet deri te Gjykata e Lartë, atëherë Gjykata e Lartë do ta anulojë vendimin e Gjykatës Penale.
FSK stërvitje në zonën e Liqenit të Badocit, Komuna del me n...
Arrestohen dy zyrtarë bankarë, dyshohet se viktimën e ngarku...
Vrasje në tentativë në Istog, i mituri në gjendje kritike
Haxhiu uron Malin e Zi në Ditën e Pavarësisë: Kosova vlerëso...
Kurti prezanton projektin për Qendrën e Studentëve
Rina Balaj me poza provokative nga ashensori