Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës dhe njëherësh kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka njoftuar për inaugurimin e një nënstacioni të ri policor në fshatin Junakë të Zveçanit.
Në një postim në Facebook ajo bëri të ditur se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
Haxhiu tha se ky nënstacion synon forcimin e pranisë institucionale dhe rritjen e sigurisë në këtë zonë.
“Së bashku me Ministrin Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, inauguruam nënstacionin e ri policor në Junakë të Zveçanit. Ky nënstacion forcon praninë institucionale, rrit sigurinë dhe fuqizon sovranitetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka shtuar se vendosja e institucioneve të sigurisë në terren është dëshmi e shtrirjes së shtetit dhe përkushtimit për rend dhe ligj, duke theksuar se prania e policisë mundëson reagim më të shpejtë dhe rrit besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore.
Në fund, Haxhiu ka bërë të ditur se institucionet do të vazhdojnë investimet në Policinë e Kosovës dhe në forcimin e sigurisë në gjithë territorin e vendit.
Transparencë dhe integritet më i lartë: APK nis proces kyç p...
Dështon pista Bernardo Silva, Juventusi e kërkon yllin tjetë...
Brazili miraton rregulla më të rrepta për rrjetet sociale dh...
Hamilton: NATO kërkon llogaridhënie për sulmin në Banjskë, n...
Dallaveret me prona në Prizren, ngrihen 18 parcela me vlerë ...
Carabinierët italianë njoftojnë për patrullime në Mitrovicën...