Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian dhe anëtar i Delegacionit për zbatimin e Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim të Serbisë, Ivo Vajgëll, sot paralajmëroi se tensionet e Ballkanit i shkaktojnë dëm rajonit dhe perspektivës në procesin e zgjerimit të BE-së.
“Në këtë moment, në shumë vende anëtare, mund të shohim rritje të mëdyshjes kur bëhet fjalë për procesin e zgjerimit dhe fokusimit të konsolidimit të Unionit, e cila është goditur nga Bregziti, kriza financiare dhe e refugjatëve.
Diçka më joproduktive që mund vendet-anëtare të bëjnë është t’i rrisin tensionet mes vete dhe të kthehen ndaj mosdurimit tradicional të bazuar në çështjet pseudo-historike”, deklaroi Vajgëll për Tanjug, me rastin e kontestit politik-diplomatik midis Shkupit dhe Beogradit.
Ai insiston se nëse rajoni dëshiron ta mbajë perspektivën për zgjerimin e zhivës, duhet të prezantohet si homogjen, i tërhequr si treg, por edhe partner i besueshëm, i cili do të paraqesë vlerë të shtuar për stabilitetin dhe sigurinë.evropiane.
“Tensionet, polemikat dhe referimi i debateve të vjetra ndëretnike janë të rrezikshme dhe të dëmshme për të gjitha vendet të cilat marrin pjesë në to. Do të ishte e dobishme kur liderët e Ballkanit do të ishin të vetëdijshëm kur hyjnë në konflikte radikale verbale me fqinjët”, theksoi Vajgël, në deklaratën për Tanjug
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit